​Zemaj: Qeveria Kurti po bën krim, tinëz i dha leje KELKOS-it për operim në Grykën e Deçanit

Aktuale

​Zemaj: Qeveria Kurti po bën krim, tinëz i dha leje KELKOS-it për operim në Grykën e Deçanit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:35
Armend Zemaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj e quan veprim tinëzar e krim të madh të qeverisë Kurti dhënien e lejes të kompanisë KELKOS për punime në Grykën e Deçanit. Ai tha se ministri i mjedisit, Liburn Aliu në mënyrë fshehur, pa konsultime me publikun e duke mos respektuar sipas tij as standardet minimale të transparencës plasoi me leje operimi kompaninë Tel Kos pa asnjë pengesë.

Gjatë seancës plenare, Zemaj tha se në Grykën e Deçanit, vite më parë u ndërtuan katër hidrocentrale të cilat lanë me pasoja të mëdha natyrën si dhe shkatërruan atë, duke futur Lumbardhin edhe në gypa.

Zemaj: Pushteti tinëz i dha leje KELKOS-it për operim në Grykën e Deçanit

“Mora fjalën për të ngritur një çështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës. Bëhet fjalë për grykën e Deçanit temë e famshme të ndërtimit të disa hidrocentraleve e kjo temë u ri aktualizua si pasojë e një veprimi tinëzar të pushtetit të Albin Kurtit i cili fshehurazi pa konsultim me publikun pa respektuar as standardet minimale të transparencës plasoi me leje operimi kompaninë KELKOS duke dhënë hapësirë për veprime pa asnjë pengesë…Grykën e bukur të Deçanit vite më parë në emër të një investimi strategjik, jo që çdo kush është kundër investimeve, u ndërtuan katër hidrocentrale të cilat lanë pasojë të mëdha në natyrën e kësaj ane duke shkatërruar natyrën, duke futur Lumbardhin në gypa.”, tha Zemaj.

Deputeti Zemaj theksoi se ndër më të zëshmit në mbrojtje të Grykës së Lumbardhit atë kohë ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kohë sa ishin në ishin në opozitë. Ai shtoi se kundërshtimi i tyre zgjati derisa erdhën në pushtet.

Zemaj vlerëson se kjo qeveri pajisi me leje vetë shkatërruesit e kësaj grykës. Sipas tij, në përgjigjet që pushteti i ka kthyer anëtarëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve rreth kësaj çështje, është pranuar se respektimi i ligjit është në dëshirën e kompanisë, për çka këtë e quajti “një krim të madh”.

Zemaj: Qeveria po bën një krim të madh

“Shumë herë reaguam në mbrojtje të Grykës së Lumbardhit bashkë me aktivist vullnetmirë të shoqërisë civile e ambientalisë. Por më të zëmshmit në kundërshtim ishin anëtarët e pushtetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, kuptohet sepse ishin në opozitë. Kundërshtimi i tyre zgjati derisa erdhën në pushtet sepse të gjitha temat tjera edhe kjo grykës ishte vetëm levë për të ardhur në pushtet, kjo dëshmohet ke faktin se ministri i Ambientit, Liburn Aliu në mënyrë tinëzare, fshehurazi publikut pa asnjë konsultim paraprak me shoqëritë civile me komunën i ka thënë leje kompanisë KELKOS për operim pa asnjë pengesë…Bënë diçka që s’kishte bërë asnjë pushtet më herët pajisën me leje shkatërruesit e grykës siç i quanin edhe vetë ata. Po ashtu, në ditët e fundit, në përgjigjet që i kanë kthyer vetë anëtarëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve rreth kësaj teme, pushteti ka pranuar se respektimi ose jo i ligjit është në dëshirën e kompanisë. Ky është një krim i madh”, theksoi Zemaj.

Së paku 40 vjet, një pjesë e Lumbardhit të Deçanit do të jetë në gypat e “KELKOS Energy”.

Për gjithë këtë periudhë, kjo kompani tashmë posedon edhe leje për prodhim të energjisë elektrike nga Lumi, përmes dy hidrocentraleve, Bellaja dhe Deçani, por jo edhe për Lumbardhin II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat