Doyle: Kosova dhe BE ranë dakord për themelimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës, kjo është arsyeja

Aktuale

Doyle: Kosova dhe BE ranë dakord për themelimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës, kjo është arsyeja

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 16:11
Hashim Thaçi

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, tha se një nga arsyet pse Kosova dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës jashtë Kosovës ishte shqetësimi për sigurinë e dëshmitarëve.

“Në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë disa lëndë në pritje për të cilat pretendohet se individë kanë marrë pjesë në frikësimin e dëshmitarëve.

Gjithashtu, së fundmi u mësua përmes transkripteve të SPO-së se disa të arrestuar mund të kenë dhënë informacion për dëshmitarët e mbrojtur gjatë vizitave të tyre në ambientet e paraburgimit.

Këto janë disa, do të thosha, shembuj që tregojnë për këtë shqetësim për sigurinë e dëshmitarëve, që është një nga arsyet pse Gjykata Speciale u themelua jashtë Kosovës”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat