Qeveria del me detaje për takimin në Bruksel: U diskutua për dinarin dhe marrëveshjen e Ohrit: Ja çka refuzoi pala serbe

Aktuale

Qeveria del me detaje për takimin në Bruksel: U diskutua për dinarin dhe marrëveshjen e Ohrit: Ja çka refuzoi pala serbe

Më: 19 mars 2024 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 19:20 më 19.03.2024
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak

Komunikata e Qeverisë për takimet e Bislimit me Lajçak e Petkoviq: “U përmend edhe rregullorja e BQK’së…

Në Bruksel, u mbajtën takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku prezent ishte zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimet e zhvilluara ishin bilaterale me BE-në, si dhe trilaterale me palën tjetër. Zyra e Kryeministrit të Kosovës informon se çështja qendrore e këtij takimi, ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit.

Por, edhe kësaj here, ZKM informon se pala serbe refuzoi zbatimin dhe nënshkrimin e saj.

Gjithashtu atje u bisedua edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj.

“U përmend dhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj. Palët u dakorduan që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, gjithnjë duke respektuar vendimin në fjalë të BQK-së. Palët u pajtuan që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim të ri. Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së

Gjithashtu, “zëvendëskryeministri ritheksoi se nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit është garanci për zbatim të plotë të saj, konform refuzimit të vazhdueshëm nga Serbia si për nënshkrim, ashtu dhe zbatim.

Marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të barabartë e të balancuar mes palëve e që reflekton zbatimin në plotni të saj.

U trajtuan mundësitë se si të formalizohet e respektivisht të regjistrohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. U kuptua brenga e Kosovës se mosnënshkrimi ka ndikuar në moszbatim të marrëveshjes, por edhe në ashpërsinë e situatave në terren, qoftë përmes barrikadave, qoftë me sulme si ai në Banjskë, e që më pas kulmoi me letrën e kryeministres Bërnabiqit drejt BE-së dhjetorin e kaluar, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Kundrejt kësaj, në takim u riafirmua përsëri refuzimi nga pala serbe mbi marrëveshjen, në zbatim e nënshkrim të saj.

Në prani të ndërmjetësuesit, kryenegociatori serb e bëri të qartë që për Serbinë nuk do të zbatohen asnjëherë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen de facto, integritetin territorial apo anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në takim u diskutua dhe mbi tema të tjera të procesit të dialogut si çështja e energjisë dhe mbarëvajtja e zbatimit të saj në terren si dhe kërkesa nga ana e Kosovës për kthimin e artefakteve e për të cilën pala kosovare ka dorëzuar dhe dosje drejt BE-së. U trajtuan edhe një varg shkeljesh të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, përfshirë në fushën e energjisë, telekomunikacionit, interferimit në brezin e frekuencave nga ana e stacioneve televizive serbe, si dhe obstruksioni i Serbisë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Lajçaku thotë se me Bislimin e Petkoviqin folën për rregulloren e BQK-së, paralajmëron edhe takim Kurti – Vuçiq

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq, folën sot për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Lajçak tha se në takim u folën edhe çështje të tjera, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak.

Bislimi pas takimit në Bruksel: Të premten do të dorëzojmë propozim për çështjen e dinarit

Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit tha se në takim është diskutuar për dy tema.

“Ftesa iu ka pasur dy tema në agjendë. Tema e parë ka pasur avancimi i marrëveshjes bazike e aneksit implementues, si dhe tema e dytë është çështje të tjera”, tha ai.

“U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë edhe nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar ta zbatojmë në tërësi.

“Iu bishtnua përgjigjes disa herë, në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë. Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën. Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kishin nënshkruar, por ai tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, ka thënë Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri me dije se u konstatuar nga Lajçak se Serbia ka problem të lëviz në këtë drejtim.

Petkoviq kërkon formimin e Asociacionit në takimin trepalësh të Brukselit, flet edhe për dinarin

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që i kanë pengesë serbët e Kosovës

Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 3.5 orë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.

Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb, dhe çështja e dytë është ajo e dinarit, sipas tij, Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës është e vështirë për serbët e Kosovës, shkruan Tanjug.

Lajçak sot ka mbajtur takime të ndaras me të dy kryenegociatorët, i pari ishte Besnik Bislimi e më pas Petar Petkoviq. 

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t'i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kështu tha në fund të takimit të së martës kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e dy palëve mund të shndërrohen në një të vetëm që "do të ishte i pranueshëm për Kosovën".

Bruksel/ Tri orë që kur filloi takimi prapa dyerve të mbyllura

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka takuar fillimisht zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësuesin serb Petar Petkoviq.

Më pas, ka nisur takimi trepalësh, takim ky që është duke vijuar tash e tri orë.

Nga takimi me dyer të mbyllura nuk është bërë i ditur akoma asnjë detaj.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet pajtueshmëri mes palëve për çështjen e dinarit.

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Aktualisht, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë në takim të përbashkët, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, Lajçak priti veç e veç Bislimin dhe Petkoviqin, njofton Radio Evropa e Lirë.

Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka deklaruar se në takimin e sotëm do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet i pagesave.

Ai shtoi se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që e ka quajtur çështje urgjente.

Nis takimi Lajçak – Petkoviq

Ka nisur takimi në mes të emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë Miroslav Lajçak, e ka takuar edhe kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviq.

Takimi është në kuadër të normalizimin të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Më herët emisari i BE-së e ka takuar edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës.

Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë.

Tema kryesore e cila pritet të diskutohet sot është çështja e dinarit.

Nis takimi në Bruksel, Lajçak pret Bislimin

Në Bruksel ka nisur takimi në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së për bisedime, Mirosllav Lajçak. Pas përfundimit të këtij takimi emisari i BE-së, pritet që të zhvillojë takime edhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i përbashkët ende nuk është konfirmuar, pasi siç thuhet, gjithçka varet nga atmosfera që do dominojë gjatë takimeve të ndara.

Kujtojë se javën e kaluar Bashkimi Evropian bëri të ditur se temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin, ndonëse nga Qeveria e Kosovës në vazhdimësi kanë deklaruar se për këtë çështje nuk do të diskutohet në Bruksel.

Një ditë para këtij takimi, për dinarin ka folur presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel sot, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Çështja e dinarit, sot në Bruksel takohen Bislimi e Petkoviq

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë mblidhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërmjetësuesit evropianë të procesit do të presin veç e veç Besnik Bislimin e Kosovës dhe Petar Petkoviqin e Serbisë, si udhëheqës të delegacioneve të tyre.

Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet, megjithatë, mund të mbeten nën hijen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë - temë kjo, po ashtu, e paralajmëruar nga BE-ja.

Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova e ndaloi përdorimin e kësaj valute më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.

Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se është arritur pajtueshmëri për, siç u shpreh, një pjesë të propozimit amerikan për dinarin, dhe shtoi se “do të ishte ideale” që për këtë çështje të arrihet një marrëveshje gjatë takimit të sotëm në Bruksel.

Javën e kaluar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Megjithatë, Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i hodhi poshtë pretendimet e Osmanit për pajtueshmëri, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.

Serbia këmbëngul se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa për Kosovën ajo është teknike dhe ka të bëjë me integritetin financiar të vendit.

Një takim për të u zhvillua edhe në fund të shkurtit, por pa ndonjë dakordim. Zyrtarët evropianë thanë atëkohë se “shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat