Berisha: Kurti po dëmton interesat e Kosovës, është në listën e zezë të amerikanëve

Aktuale

Berisha: Kurti po dëmton interesat e Kosovës, është në listën e zezë të amerikanëve

Më: 19 mars 2024 Në ora: 07:46
Hisen Berisha.

Shamngia që zyrtarë të lartë amerikanë i kanë bërë kryeministrit në Kosovë, Albin Kurti, është diçka tepër shqetësuese sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se prej 3 vitesh, asnjë zyrtar i Kosovës nuk është pritur në takim nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve.

Sipas Berishës, Kurti po dëmton interesat e Kosovës dhe se ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve.

“Përgjigjen e ka dhënë Escobar, i cili konfirmoi se në këto 3 vite nuk ka pasur takime nga qeveria e Kosovës me zyrtarë të lartë amerikanë. Ky nuk është lajm i mirë, e thënë nga zoti Escobar ishte shqetësuese. Acarimi i raportit me SHBA nuk i bën nder askujt. Unë kam thënë disa herë, qeveritë e karakterit të majtë, si ajo që kemi në Kosovë, kanë disa mekanizma që mbajnë veten në pushtet. Kanë pasur propagandën. Sot në Kosovë ka një mekanizëm propagande. Duhet një Escobar që të na e thotë. Edhe zoti Escobar dhe përfaqësuesit ndërombëtarë, na kanë këshilluar, asnjë vendim që cënon kushtetueshmërinë e Kosovës. Ka 3 vite që asnjë zyrtar i Kosovës nuk është pritur nga zyrtarë të lartë amerikanë. Në Kosovë, kjo qeveri po i acaron raportet me SHBA-të. Po pengon procesin, po dëmton interesat e shtetit të Kosovës

Unë e kam thënë, ky person është në listat e tyre, por ka një afat kohor që ia japin kandidatëve. Nëse duhet të pëmbushësh kriteret, pengimi i zhvillimit të demokracisë, pengimi i gjeostrategjisë amerikane për rajonin, pengimi i SHBA-ve në mbrojtje të demokracive të reja, janë pëmbushur këto kritere. Po i japin kohë shtesë, 180 ditë, që të reflektojnë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat