Në Nice ka shqiptarë, Ambasada e Kosovës thotë se po monitoron situatën: Ky është numri emergjent për ata që kanë nevojë për ndihmë

Aktuale

Në Nice ka shqiptarë, Ambasada e Kosovës thotë se po monitoron situatën: Ky është numri emergjent për ata që kanë nevojë për ndihmë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 07:47
Terrori në Nicë

Në rajonin në të cilin ka ndodhur sulmi me kamion, nga i cili mbetën të vdekur së paku 73 persona dhe qindra të tjerë u lënduan, jetojnë edhe shqiptarë.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse në mesin e të lënduarve apo të vdekurve ka ndonjë shqiptarë.

Portali Koha.net ka kontaktuar ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, i cili ka thënë se janë duke ndjekur nga afër situatën.

“Po e monitorojmë situatën. Për deklarime ju lutem i drejtoheni MPJ-së”, ka thënë Gashi, pas mesnatës.

Nerajda Rama, një shqiptare nga Vlora që ka qëlluar afër vendit të ngjarjes ka incizuar rastin, dhe ka dhënë një dëshmi në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq, ambasadori Gashi ka lënë përmes portalit Koha.net një numër emergjent për se kosovarët që kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në Nice të Francës. Numri emergjent është: +33 6 03 33 03 18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat