Mediat gjermane kanë filluar të shkruajnë mbi viktimat e Munihut, ku njoftimet e para dolën që mes nëntë viktimave ka shqiptarë. Ata kanë nxjerrë në artikujt e tyre njoftimet e të afërmve të viktimave nga Facebook.
Armela Segashi është njëra nga viktimat, që u bë e njohur përmes postimit të vëllait Arbnor Segashi. Ajo kishte vetëm 14 vjeç. Ndërsa viktima tjetër shqiptare është Dijamant Zabergja, që u bë publike nga babai Naim, gjithashtu në Facebook, shkruan focus.de..
Tetë nga nëntë viktimat e Munihut ishin të moshës rinore, 14-21 vjeç, vetëm njëra ishte grua e moshës 45 vjeçare, informon botasot.info, lajmin e mediave gjermane.
Edhe media zvicerane “Basler Zeitung”, ka shkruar në titullin e saj kryesor se “mes viktimave të Munihut ka disa shqiptarë.”/Bota sot