Arrestohet shoku i agresorit David S., dyshohet si bashkëpunëtor

Aktuale

Arrestohet shoku i agresorit David S., dyshohet si bashkëpunëtor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 09:02
Foto nga ngjarja

Një 16 vjeçar nga Munihu është arrestuar nga policia gjermane, për shkak të mos kallëzimit të veprës penale, shkruan Der Spiegel.

 Ai ishte shok i ngushtë 18 vjeçarit David S. dhe kishte ditur qëllimet e tij, tha policia gjermane, përcjell botasot.info.

16 vjeçari gjithashtu dyshohet se ka qenë thirrësi i vërtetë në Facebook, përmes së cilës i ftoi fëmijët gjermanë për të shkuar  në McDonalds ku do ua paguante porcionet.

Të premtën në mbrëmbje David S. pranë Qendrës Tregtare Olympia të Munihut, vrau nëntë persona dhe në fund kreu vetëvrasjen. Nga  35 të plagosurit tre janë akoma në rrezik për jetën. Ai kishte përgatitur një vit veprën dhe dyshohet se ka shkruar një libër - manifestin e tij. Një gjë të tillë kishte shkruar edhe Andre Breivik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat