Ndonëse kanë kaluar dy ditë qëkur Kuvendi i Kosovës është sulmuar me zollë, Kuvendi ende nuk e ka formuar komisionin për vlerësimin dhe regjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.
Kjo për faktin se Policia e Kosovës ende nuk ka përfunduar fazën e regjistrimit dhe incizimin e vendit të ngjarjes.
Edhe gjatë ditës së shtunë Policia ka vazhduar hetimin e vendit të ngjarjes për të kuptuar detaje të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
E komisioni i Kuvendit për vlerësim të dëmeve mendohet të formohet tek javën që po vjen, kur edhe pritet që Policia t’i kryejë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.