“Policia, Prokuroria e Policia në mbrojte të kriminelëve”

Aktuale

“Policia, Prokuroria e Policia në mbrojte të kriminelëve”

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 14:52
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media i ka bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçit dhe kryekuvendarit Kadri Veseli.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe anëtari i Kryesisë Ylli Hoxha, e quajtën të pamjaftueshme dorëheqjen e Adem Grabovcit prej pozitës së Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Përmes punësimit të militantëve dhe familjarëve në polici e gjyqësi, këta kriminelë e kanë marrë kontrollin mbi shtetin. Kjo ua mundëson atyre që të kryejnë krime pa rrezikun që do të ndëshkohen. Në anën tjetër përmes këtyre mekanizmave ata vështirësojnë opozitarizmin duke arrestuar, burgosur e kërcënuar kundërshtarët politikë”, tha ndër të tjera, Albulena Haxhiu.

Haxhiu gjithashtu i ka përmendur disa raste ku PDK-ja ka kryer vepra penale.

“Këto përgjime po dëshmojnë që në Kosovë ndërmarrjet publike shërbejnë për të pasuruar një grup të vogël kriminelësh që janë në krye të shtetit, kurse sistemi shtetëror – veçanërisht policia, prokuroria dhe gjykatat – shërbejnë për të mbrojtur këtë organizim kriminal”, tha në fund të fjalës së saj, Albulena Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat