Policia e Kosovës: Ja çka ndodhi në kufirin Kosovë - Mali i Zi

Aktuale

Policia e Kosovës: Ja çka ndodhi në kufirin Kosovë - Mali i Zi

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 12:58
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se nuk ka pas të shtëna në kufirin me Malin e Zi. 

Po ashtu edhe barinjtë që kullosin bagëtinë në këtë pjesë kanë thënë të mos kenë dëgjuar të shtëna ashtu sic pati raportuar një gazerë malazeze. Situata në Kufirin me Malin e Zi, është e qetë.

"Policia e Kosovës pas shkrimeve të publikuar sot nëpër disa portale dhe media lidhur me gjoja një incident të armatosur në brezin kufitar Kosovë-Mali i Zi, informon opinionin dhe mediat se raportime të tilla janë të pabazuar dhe të pavërteta. Zyrtarët kompetent të Policisë së Republikës së Kosovës janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve edhe në brezin kufitar shtetror dhe deri në këto qaste nuk ka të raportuar apo të konfirmuar asnjë incident të till", thuhet në komunikatë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat