Policia e Kosovës mbushi 17 vjet

Aktuale

Policia e Kosovës mbushi 17 vjet

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 07:08
ilustrim

Policia e Kosovës sot feston 17 vjetorin e themelimit. Me një ceremoni zyrtare, do të bëhet ndarja certifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura.

Për nderim të kësaj dite, janë të ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe familjarë të policëve.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat