Dy shtetas rusë dëbohen nga Kosova, një tjetër kapet me armë

Aktuale

Dy shtetas rusë dëbohen nga Kosova, një tjetër kapet me armë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 18:57
Oksana Sazonova dhe Sergej Belous

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar në Rahovec tre persona, njëri prej tyre shetas serb i Kosovës dhe dy të tjerë me nënshtetësi ruse.

Dy të fundit sipas policisë, dyshohen të jenë futur ilegalisht në Kosovë, pasi që gjatë kontrollit të njëjtëve përveç vizës, nuk u është gjetur as vula hyrëse në territorin e Kosovës.

Me Këtë rast, Policia u ka shqiptuar gjobën për ndalim hyrje në Kosovë për 5 vjet, duke larguar për në Serbi.

“Me datën 15.09.2016  rreth orës 18:30 nga patrulla policore e Stacionit Policor në Rahovec është ndaluar një veturë e tipit Peugeot me targa KS, të cilën e drejtonte një shtetas serb i Kosovës (Z.M.) i lindur me (1972) nga Shtërpca, në veturën e të cilit kanë qenë edhe dy shtetas të huaj të cilët janë prezantuar si gazetarë, njëri i gjinisë mashkullore S.B. i lindur më (1991) në Ukrainë, ndërsa tjetri i gjinisë femërore S.O. e lindur më (1993) në Ukrainë, tani me nënshtetësi të Federatës Ruse”, njofton Policia.

“Policia e Kosovës, respektivisht autoritetet e policisë kufitare nga drejtoria për migrim dhe të huaj ka trajtuar rastin duke ndërmarr veprime të menjëhershme sipas procedurave të parapara  dhe ligjeve të aplikueshme në vend. Personat e ndaluar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme sipas ligjit. Pas verifikimeve të nevojshme është vërejt se përveç që këta persona nuk kanë vizë të RKS-së, nuk kanë të vendosur  as vulën hyrëse e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare. Përderisa në konsultim me prokurorët kompetent shtetasit në fjalë janë trajtuar në pajtim me  dispozitat e Ligjit për te Huajt për qëndrim të paligjshëm sipas nenit 93   paragrafi 1 pika 1.1. dhe 1.2 si  dhe dispozitave ndëshkimore të parapara në nenin 129 pragrafi 1 pika 1.2.  Pra, të njëjtëve, nga autoritetet kompetente policore të RKS-së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë (5) viteve, i cili  urdhër do të ekzekutohet menjëherë duke i dërguar me përcjellje policore deri në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku do të largohen për në Republikën e Serbisë”, shpjegon Policia e Kosovës.

 Poashtu, gjatë ditës së sotme, në hyrje së Kosoves nga drejtimi i Serbisë ka ardhë automjeti i tipi Chrysler me targa gjermane me vozitës shtetasi gjerman (me përkatësi ruse B.S ), i lindur me (1947) dhe me banim në Berlin të Gjermanisë, me ç'rast gjatë kontrollit të automjetit  janë gjetur një revole me gas, një karikator dhe pesë fishekë, si dhe dy thika me gjatësi tehu njëra 10 cm dhe tjetra 11 cm .

“Me autorizim të Prokurorit kompetent është inicuar rasti i klasifikuar sipas kodit penal të RKS-së " Posedim i pa autorizuar i armeve " . I dyshuari  mbetet të intervistohet dhe ndalohet derisa të përfundon procedura gjyqësore ndaj tij e cila do të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat