Policia: Nga aksioni i sotëm në kampusin e UP-së protestuesit lënduan një polic, s’ka të arrestuar

Aktuale

Policia: Nga aksioni i sotëm në kampusin e UP-së protestuesit lënduan një polic, s’ka të arrestuar

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:04
Protesta

Një numër i madh i policëve të Kosovës janë angazhuar sot për mbarëvajtjen e një aksioni të organizuar për të kundërshtuar funksionalizimin e Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së.

Lëvizja 'Studim Kritikë Veprim' së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës ishin organizatorët e këtij aksioni simbolik.

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se gjatë zhvillimit të aksionit protestuesit kanë lënduar një polic i cili po trajtohet në QKUK, ndërkohë që nuk ka të arrestuar. Protesta ka përfunduar e qetë.

“Me datë 17.09.2016 rreth orës 13:00 ka filluar një aktivitet protestues nga lëvizja studentore SKV 'Studim Kritikë Veprim' së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.

Ky aktivitet protestues është ndërmarrë në oborrin e Kampusit të Universitetit të Prishtinës, respektivisht para Kishës Ortodokse serbe të papërfunduar, përmes së cilit është kundërshtuar funksionalizimi saj.

Protestuesit kanë kërkuar që aty të vendoset një pankartë ne hyrje te kishës.

Edhe pse policia u ka mundësuar që 3-4 protestues te vazhdojnë ta vendosin pankartën megjithatë protestuesit tjerë mbrapa tyre e kane shtyre kordonin e policisë me qellim qe te hyjnë ne oborrin e kishës.

Përgjatë këtyre veprimeve protestuesit kanë lënduar zyrtarë policor i cili aktualisht është duke marrë trajtimin mjekësor në QKUK.

Ndërkohë që policia ka vënë nën kontroll disa persona me qëllim të qetësimit të situatës përfaqësues të protestuesve kanë vendosur pankartat dhe rreth orës14:00, protesta konsiderohet të ketë përfunduar.

Nuk raportohet për persona të arrestuar nga ana e policisë, përveç vënies nën kontroll të disa prej pjesëmarrësve që kanë qenë jo respektues ndaj rekomandimeve të zyrtarëve policorë që kanë monitoruar protestën”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat