Jakson: Do doja që Kosova ta ketë ushtrinë

Aktuale

Jakson: Do doja që Kosova ta ketë ushtrinë

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:21
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka pritur sot në një takim gjeneralin Mike Jakson, komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë.

Veseli tha se është nder dhe respekt që në Kosovë të ketë personalitete të tilla siç është Jakson.

“Ky është gjenerali i lirisë së Kosovës që ka bërë punë të jashtëzakonshme në momentet e lirisë. Ne i jemi  mirënjohës që pas 17 vitesh e kemi shtetin sovran”, tha Veseli.

Gjatë takimin me Jakson,  Veseli tha se  Kosova shumë shpejtë do ta ketë ushtrinë e vet dhe se synim kryesor është anëtarësimi në NATO.

“E dijmë që kemi sfidat tona por ne jemi të vendosur ta mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë. Jemi fanatik në drejtim rë zhvillimit të shtetit tonë. Unë do ta shpall  ‘Honoris Cauza’ gjeneralin e  lirisë sonë në një ceremoni e cila do të mbahet në të ardhmen.

Ndërsa gjenerali Jakson ka thënë se situata jo e mirë sa i përket shndërrimit të FSK-së në ushtri nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Ai tha se do të kishte shumë dëshirë që Kosova shumë shpejt ta ketë ushtrinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat