Seancë për arrestimin e Nehat Thaçit, deputeti Kelmendi mbledh nënshkrimet e nevojshme

Aktuale

Seancë për arrestimin e Nehat Thaçit, deputeti Kelmendi mbledh nënshkrimet e nevojshme

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:35
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka filluar mbledhjen e disa nënshkrimeve, derisa po pritet të fillojë seanca në të cilën pritet të votohet projektligji për Trepçën.

Por nënshkrimet e mbledhura nga Kelmendi nuk kanë të bëjnë me Trepçën.

Siç merr vesh media, ai është duke mbledhur nënshkrime, me anë të së cilës synohet thirrja e një seance të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit. Për të thirrur një seancë të tillë, duhen së paku 40 nënshkrime. Nehat Thaçi është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në orët e para të 29 shtatorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat