Luan Haradinaj, Muj e Ahmet Krasniqi, të vrarë nga klanet e UÇK-së ?

Aktuale

Luan Haradinaj, Muj e Ahmet Krasniqi, të vrarë nga klanet e UÇK-së ?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 7 tetor 2016 Në ora: 17:04
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Mund të them me përgjegjësi të lartë që në vitin 97, kur kërkohej për t`u kthyer Fehmi Lladrovci në grupin e tij në Kosovë me kërkesën e Adem Jasharit, është penguar drejtpërdrejtë nga ky klan, që këta të mos kthehen në Kosovë. Në vitin 97 kur u vra Luan Haradinaj, pra ka qenë marrëveshja që në Shqipëri t`i pres Xhavit Haliti, mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Këta janë vrarë në pritë. Aty është vrarë edhe Luan Haradinaj dhe kjo mund të lexohet edhe në librin e Ibrahim Kelmendit ku ceket shumë mirë”, ka thënë Gazmend Islami, ndërsa ka përmendur edhe vrasjen e Komandatit Muj Krasniqi dhe të kolonelit Ahmet Krasniqi.

Njëri nga anëtarët më të hershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës, profesor Muhamet Kelmendi, së fundmi ka folur për klanet të cilat sipas tij, e përbënin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kelmendi, nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë,  se dy klanet që shkatërruan UÇK -në, ishin klani Klani i Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, si grup politik pranë UÇK -së dhe grupi likuidator pranë LPK-i udhëhequr nga Bedri Islami dhe Bardhyl Mahmuti. Se UÇK-ja, ka pasur klane dhe nga to kanë nisur përçarjet brenda saj e pohojnë edhe protagonistët e ngjarjeve të viteve të luftës në Kosovë. 

Skënder Zogaj, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kolonel Ahmet Krasniqit, që ishte pre e këtyre klaneve dhe u vra më 1998, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se antagonizmi i fuqishëm ndërmjet FARK-ut dhe grupeve ilegale të UÇK-s, janë dëshmia e ekzistimit të klaneve të ndryshme luftarake, të cilat për fat të keq kanë pasur sukses në dobësimin e frontit të përbashkët kundër Armikut.  “Antagonizmi i fuqishëm ndërmjet FARK-ut dhe grupeve ilegale të UÇK -s, janë dëshmia e ekzistimit të klaneve të ndryshme luftarake, të cilat për fat të keq kanë pasur sukses në dobësimin e frontit të përbashkët aq shumë të dëshiruar dhe tepër të rëndësishëm për dinjitetin e luftës çlirimtare të Kosovës, dhe të rezultateve të mëvonshme të dëshiruara për institucionalizimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat