Vetëvendosje i del në krah AAK-së dhe Nismës

Aktuale

Vetëvendosje i del në krah AAK-së dhe Nismës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 tetor 2016 Në ora: 11:27
Opozita

Kryetarët e partive opozitare AAK dhe NISMA, kanë kërkuar nga Qeveria që të ndëpriten bisedimet me  Serbinë në këtë format dhe të fokusohet më shumë në transformimin e FKS-së. Sipas tyre si rezultat i i inferioriteti të mungesës së një reciprociteti të mirëfilltë, vendi vuan nga pasojat e sotme si arrestimi i shefit të policisë Nehat Thaçi.

Pas këtyre deklaratave të opozitës edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në krahë. Lëvizja Vetëvendosje i ka mbështetur dy partitë tjera opozitare duke thënë se edhe ata mendojnë që duhet të ndërpriten bisedimet me Serbinë në këtë formë.

Deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se ata me vite kanë kërkuar që dialogu me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës të ndërpritet.

“Ka vite që ne kemi kërkuar që dialogu me Serbinë për çështje të brendëshme të Kosovës të ndërpritet. Ne mund të bisedojmë me Serbinë për t’i rregulluar raportet mes dy vendeve që kanë luftuar kundër njëri tjetrit. Natyrisht që Serbia duhet t’i plotësoj disa kushte për ta bërë këtë dialog si përshembull kërkimi falje për viktimat e luftës, kompenzimin e dëmeve të luftës, njohjen e sovrnitetit të vendit tonë, zbardhja e fatit të të zhdukurve etj” është shprehur Topalli.

Topalli tha se e përshëndet qëndrimin e Nismës dhe AAK-së në këtë aspekt.

“ Më vjen mirë dhe jam i lumtur që fronti i atyre që mendojnë se duhet të ndërpriten bisedimet me Serbinë në formën që janë duke u zhvilluar po rritet, prandaj dhe e përshëndes qëndrimin e Nismës dhe të AAK-ës” theksoi ai.

Sipas Topallit, Kosova nuk duhet të bisedojë me Serbinë për çështje të brendshme, pasi që ato janë çështje që i takojnë t’i zgjidhin vetë.

“Unë mendoj që Kosova, për çështje të brendëshm etë sajë nuk duhet të bisedojë me Serbinë. Konsideroj që është detyrë e jona të komunikojmë më shumë dhe më mirë me minoritetet në Kosovë, posaqërisht me serbët. Duke qen shumicë në Kosovë ne e kemi për detyrë të ju krijojmë mundësi pakicave ta ndjejnë veten të sigurtë, të barabartë dhe me mundësi zhvillimi dhe përparimi në vendin tonë të përbashkët” shprehet Topalli.

Topalli theksoi se Republika e Kosovës, ka nevojë për strategji për përmirësimin e marrëdhënieve të brendshme me serbët dhe vendet fqinje, e sipas tij kjo strategji duhet të bëhet mes partive politike.

“Republika e Kosovës ka nevojë për një strategji për përmirësimin e marrëdhënieve të brendshme me serbët dhe për përcaktimin e raporteve me vendet fqinje. Kjo strategji duhet të jetë produkt  edhe i një dialogu të brendshëm mes partive politike të cilat duhet të gjejnë rrugët më të mira për t’i realizuar aspiratat kombëtare” tha Topalli.

Kurse, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, bisedimet nuk duhen të ndërpriten.

Deputetja nga radhët e PDK-së,Xhevahire Izmaku, ka thënë se  nuk duhet të ndërpriten bisedimet Kosovë-Serbi në këto momente.

Sipas saj është naivitet të kërkohet që të ndërpriten bisedimet.

“Në  momentet kur BE-ja  kërkon me ngulm nga Serbia t’i pranojë dhe implemëntojë marrëveshjet e arritura në disa segmente, është shumë naivitet të kërkohet ndërprerja e bisedimeve” shprehet Izmaku.

Izmaku shtoi se me ndëprerjen e bisedimeve Kosova vetëm do t’i ndihomjë kundërshtarët e saj.

“ Ne do t'i ndihmonim të gjithë kundërshtarëve të pavarsisë  së Kosovës momentin që  kërkojmë  ndërpreprejen e bisedimeve!  Më shumë se Serbia ne kemi nevojë  të kemi funksionalizim të  shtetesisë  dhe ndihmesë  në  proceset integruese” pohoi Izmaku.

“Bota Sot” ka provouar të merrë ndonjë prononcim nga ana e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, për ta ditur qëndrimin e tyre sa i përketë bisedimeve nëse duhet të vazhdojnë apo të ndërpriten sikur që kërkojnë partitë opozitare, mirëpo ata nuk kanë dashur të prononcohen.

Bisedimet në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, janë duke vazhduar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat