Deliu: Arrestimi i Thaçit, veprim i pafalshëm

Aktuale

Deliu: Arrestimi i Thaçit, veprim i pafalshëm

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 18:19
Blerta Deliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se arrestimi i zyrtarit të Kosovës, Nehat Thaçit nga autoritetet e Serbisë, është një akt i pafalshëm.

Këto deklarime Deliu, i dha në emisionin Info Magazine, duke shtuar se për shkak të arrestimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit të Thaçit nga autoritetet serbe, delegacioni kosovar ka anuluar edhe pjesëmarrjen në Forumin e Gjashtë të Sigurisë në Beograd.

‘’Një pjesë e delegacionit kosovar, ka qenë i ftuar në forumin e gjashtë për siguri, në Beograd.’

‘’Por si pjesë e delegacionit kosovar, duke e marr parasysh rastin e fundit të arrestimit të Thaçit, në ora 16:00, jemi informuar që Thaçi do të vazhdojë të mbahet në paraburgim. E duke iu referuar kësaj pike, në këtë mënyrë unanimisht pozitë e opozitë kemi vendos që të mos jemi pjesë e panelit të tillë në Beograd.’’

‘’Ky ka qenë një mesazh i qartë që Serbia është faktor kryesor destabiliteti.’’

‘’Ne si shtet duhet të sillemi sipas rendit dhe ligjit për të mirën e venit’’

‘’Kjo që ka ndodh është veprim i pafalshëm dhe duhet kurajo dhe mençuri që të vazhdohet tutje.’’

‘’Mendoj që duhet të ketë një konsensus nacional, objektivat tona duhet të jenë objektiva që ofrojnë paqe e natyrisht që këto objektiva e pengojnë palën serbe.’’

‘’E kemi parë një veprim të qartë të palës serbe të krijuar. Marrëveshjet që janë nënshkruar duhet të mbahen dhe të trajtohen.’’

‘’Nuk dua të komentoj deklaratat e Bajramit. Mendoj që deklarimet e djeshme të Presidentit ka qenë një mesazh i cili meriton të trajtohet me seriozitet nga institucionet e vendit, ngase të gjitha brengat e vendit që përkojnë të gjithë qytetarët, plagët e të gjitha krimet janë raste të cilat do të zbardhen’’, ka përfunduar Deliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat