Liderët e Preshevës: Shkojmë në Beograd ta takojmë kryeministrin tonë Edi Rama!

Aktuale

Liderët e Preshevës: Shkojmë në Beograd ta takojmë kryeministrin tonë Edi Rama!

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Në kuadër të Forumit  në Beograd që po mbahet në kryeqytetin serb, përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës nesër do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Siç është raportuar, nesër në kuadër të Forumit në Beograd Edi Rama do të takohet për të gjashtën here (në Beograd, Tiranë, Bruksel..)  me homologun e tij serb Aleksander Vucic. Krahas temave te larmishme si marrëdhëniet  shqiptaro-serbe në stabilitetin e Evropës Juglindore, në epiqendër të bisedimeve gjatë kësaj konference në Beograd do të bisedohet edhe  mbi dialogun për normalizimin  e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat marrëdhënie u ç ‘normalizuan pas burgosjes së shefit të policisë Nehat Thaçi dhe çështjes së Trepçës. bashkë me telekomunikacionit (kodit) si dhe diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sa i përket çështjes se fundit, kësaj radhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe liderët e Luginës së Preshevës kanë zgjedhur kryeqytetin serb Beogradin për t’u takuar, qytetet ky i cili  për liderët e Preshevës konsiderohet edhe qendër kryesore prej nga rrjedhin të zezat  e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pra krizat dhe diskriminimi i shqiptareve etnik ne Kosovën Lindore.

“Nesër jemi në Beograd për ta takuar kryeministrin tonë Edi Rama, me të cilin kemi çfarë të bisedojmë.”, kanë pohuar sot liderët nga Kosova Lindore për  “Presheva Jonë” duke shtuar se “Nga Rama do të kërkojmë ta na ndihmojnë në gjitha sferat, ashtu siç ka të drejtë Vucic te interesohet dhe përkujdeset për serbet në Kosovë e Shqipëri ashtu edhe Edi Rama dhe Isa Mustafa duhet te interesohen e përkujdesen për shqiptaret në Luginë!..”

Deputeti i vetëm shqiptar ne Presheva ne Parlamentin serb ne Beograd Fatmir Hasani ka deklaruar se nga takimi i nesërm mes Rama dhe Vucic ne Beograd presim që dy kryeministrat do të  diskutojnë  jo vetëm mbi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me Tiranën, por edhe për situatën ne Luginë ku shqiptarët me vite tëra ndihen të diskriminuar.  Harresa e Tiranës dhe Prishtinës për shqiptaret jashtë vendeve te tyre shtetërore, duket se jemi bërë  viktimë e marrëdhënieve të brishta me Beogradin. Prandaj nesër nga Edi Rama në Beograd shqiptarët e Luginës presim më shumë mbështetje nga shteti ynë amë”.

Për vizitën e Edi Rames në Beograd edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu kësaj radhe pret shumë “Presidenti, kryeministria e ministra të Kosovës shkojnë e vijnë, takohen e shtrëngojnë duart me kryeministrin serb  Vucic, coftë në Bruksel apo samite tjera ndërkombëtare, çudi kurrë nuk përmendin kurrë njëherë shqiptarët e diskriminuar ne Luginën e Preshevës. Siç dihet,  situata tek ne  është  e brishtë, ku popullata jonë jeton as në luftë e as në paqe, të rrethuar nga policia, ushtria e xhandarmëria, të ballafaquar me politika diskriminuese dhe premtime te rreme si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina si për tekstet ashtu edhe për diplomat?! Na morën pushkët, duke na premtuar dialogun, por mbetëm të tradhtuar, sepse sot e kësaj dite mbetëm as pa pushkë as pa dialog?! Veç kësaj nuk kemi tekste shkollore në shqip, nuk na njihen diplomat, nuk kemi flamur, nuk kemi universitet.. Prandaj nesër nga kryeministri ynë shqiptar zoti Edia Rama presim një angazhim me serioz dhe presion ne qeverise serbe për ndryshuar politikat e Beogradit mbi shqiptaret etnik ne Luginën e Preshevës te cilët konsiderohen  mjedisi me diskriminuar dhe më i pazhvilluar ne Ballkan dhe Evropë..” ka thëne kreu i KKSH-së Jonuz Musliu, njëherësh kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Musliu sikur edhe liderët tjerë nga Presheva e Bujanoci janë shprehur se “nesër ne Beograd takojmë kryeministrin tonë Edi Rama. Kryeministër për shqiptarët e Luginës nuk është Vuçiç, por është Edi Rama. Sikur të ishte kryeministër i yni, Vuçiç ai do të na fonte në takim..”

Sipas burimeve delegacioni prej 7-të anëtarësh nga Presheva në takimin me kryeministrin shqiptar ne Beograd do të zhvillohet në hotelin “Hajat” në ora 15-të. Pjesë këtij delegacioni  nga Presheva janë: Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Shqipërim Arifi, Arditas Sinani, Florim Sahiti si dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat