Nagavci, për bojkotimin e mësimit në shkollën “Sami Frashëri”: Profesoreshën nuk mund ta vlerësojnë nxënësit

Aktuale

Nagavci, për bojkotimin e mësimit në shkollën “Sami Frashëri”: Profesoreshën nuk mund ta vlerësojnë nxënësit

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 19:23
Arberie Nagavci

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, Arberie Nagavci, ka thënë se është në dijeni të problemit në gjimnazin “Sami Frashëri”, ku nxënësit sot kanë bojkotuar mësimin duke kërkuar largimin e profesoreshës së Kimisë, Florije Rusinovci.

Nagavci shprehet se profesoresha Rusinovci është me përgatitje profesionale dhe se përgjegjësia për vlerësimin e performancës nuk u takon nxënësve.

“Kemi shikuar kualifikimet dhe përvojën e profesoreshës. Florije Rusinovci është me përgatitjen profesionale – Bachelor i Inxhinierisë Kimike dhe Master në Kimi Arsimore. Ka punuar në SHML ‘Shjefan Gjecovi’, nga viti 2009-2013. Ndërsa, me heqjen e klasës së 13-të, në vitin 2013-2014, është transferuar në SHML ‘28 Nëntori’ ku ka punuar në vitin shkollor 2015/16”, ka thënë ajo.

Nga 1 shtatori i këtij viti, për shkak të ndryshimeve në planin mësimor të nxjerr nga MASHT-i, e pasi është reduktuar fondi i orëve, profesoresha Rusinovci është transferuar në SHML “Sami Frashëri”.

“Deri më tani nuk jemi në njohuri për asnjë rast të ankesës në performancë apo për sjellje të profesoreshës. Përveç kësaj, një komision i përbërë nga zyrtarë të DKA-së dhe të MASHT-it do të bëjnë një vizitë në shkollë dhe ta vlerësojnë situatën. Përndryshe, përgjegjësia për vlerësimin i takon drejtorit të shkollës dhe departamentit të inspeksionit në MASHT”, theksoi Nagavci. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat