Gaxherri: Nuk do pajtohesha të jemi në koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale

Gaxherri: Nuk do pajtohesha të jemi në koalicion me Vetëvendosjen

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:15
Besa Gaxherri

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, duke folur për koalicione të mundshme të partisë së saj me partitë e tjera në Kosovë, ka thënë se nuk do pajtohej që të ketë koalicion me partinë më të madhe opozitare.

“Vetëvendosje është një subjekt politik i Kosovës. Të gjitha i konsideroj asete shtetërore. Vetëvendosje ka shumë të meta, për momentin qysh funksionojnë ata, unë s’do të pajtohesha të jem në koalicion me ta për shkak të shumë koncepteve që ata kanë”.

Kurse për AAK-në ajo është shprehur se ata janë më ndryshe se sa Vetëvendosje.

“AAK ka tjetër qasje karshi Vetëvendosjes”.

Por Gaxherri nuk po i sheh zgjedhet si zgjidhje për problemet.

“Ka shumë probleme por zgjedhjet nuk i zgjidhin ato. Pasi këto parti jemi dhe rezultat prapë ne do të na nxjerrin. Prandaj nuk kemi nevojë të mendojmë se me zgjedhje do të zgjidheshin problemet me Listën Serbe. Ne ecim bashkë me faktorin ndërkombëtar për çka duhet të jemi të lumtur. Temat duhet t’i trajtojmë kujdesshëm dhe aty ku na duhet,  duhet të jemi fleksibil”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat