Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër bëhen një javë nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari dhe ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi!
“Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, njofton Vetëvendosje.
Një javë më parë ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari, i cili qëndronte i paraburgosur në këtë burg.