I riu nga Drenasi ka disa pyetje për milionerët që po kërkojnë vota në këtë komunë

Aktuale

I riu nga Drenasi ka disa pyetje për milionerët që po kërkojnë vota në këtë komunë

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:21
Esat Shala

Ai vjen nga fshati Krajkovë e shpreh habi se si çdo ditë milionerët po u shkojnë nëpër shtëpi të varfërve për tu kërkuar votën.

Ai i quan “lypësit e votave”, dhe kërkon nga qytetarët mos të votojnë emra, por të votojnë ata që do e ringjallin të ardhmen e popullit në Drenas, raporton periskopi

Shkrimi i tij i plotë:

Lypësit e VOTAVEEE

Në çdo fshatë, në çdo mëhallë, në çdo shtëpi të popullatës së Drenasit shohim lypsa të (votave) të partive të ndryshme,

Po vjen një kohë kur milionerët po e kërkojnë ndihmën e të varfëritë.

Anekënd Drenicës këto ditët e fundit dëgjohet një ZË i trishtuar ‘votomë mua sepse ju do keni një të ardhme te ndritur nëse e votoni filan partie’,

Kjo sëmundje po e varfëron edhe me shumë komunën e Drenasit, 90% e rinisë të kësaj ane janë të pa punë, si është e mundur një milioner me kërku ndihmën e një të varfëri në komunën tonë,

Votoni atë që i duhet këtij vendi, mos votoni emra, por votoni njerëz që do të ringjallin të ardhmen e popullit të Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat