Kissinger flet për marrëdhëniet Putin-Trump, rolin dhe dilemën e Gjermanisë si dhe tre themelet e politikës së jashtme amerikane

Aktuale

Kissinger flet për marrëdhëniet Putin-Trump, rolin dhe dilemën e Gjermanisë si dhe tre themelet e politikës së jashtme amerikane

Nga: Fitim Dika Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 07:03
Henry Kissinger

Henry Kissinger (93) qëndron përballë dritares në apartamentin e Manhatten, ndërsa në mur janë varur fotografitë e tij me Obamën, Bushin, Clintonin, Johannes Rau, Nelson Mandela, John Kerry, Frank-Walter Steinmeier. Prej kohës kur ai nuk është pjesë e politikës, bota kërkon këshilla prej tij. Ish ministri i jashtëm amerikan vlen akoma si njëri ndër diplomatët më të mëdhej të historisë moderne amerikane, ku edhe Donald Trump u takua përpara një jave me të në Trump Tower. Objekt që nuk është as dhjetë minuta larg apartamentit të tij, përcjell botasot.info, intervistën e tij me kulturoren gjermane Die Zeit.

Die Zeit: Henry Kissinger, ju u takuat përpara një jave me presidentin Donald Trump. Për çfarë konkretisht biseduat?

Nuk folëm detajisht me presidentin Trump. Atë nuk e bëj as tani. Çfarë unë mund të them është: biseduam përgjithësisht për politikën ndërkombëtare.  Do i përgjigjem presidentit për çdo gjë që ai më kërkon këshillë dhe që jam i sigurt se është më e mira. Por unë nuk do pranoj poste qeveritare.

Për kë keni votuar?

Pse duhet t’ua them juve? Edhepse Hillary Clintonin e njoh personalisht, nuk kam qenë entuziast me asnjërin nga dy kandidatët.

Më pas diplomati Kissinger thekson se Trump ka shkruajtur historinë, pasi fitoi pavarësisht se kishte thuajse gjitha mediat kundër dhe bile një pjesë të madhe të republikanëve. Kjo sipas tij nuk është demokratike dhe pranon se SHBA në këto momente është larg konsensusit - “por problemet zgjidhen vetëm nëse ka dialog mes palëve.”

Die Zeit: Duam të flasim pak për tema tjera. Shumë evropianë frikësohen nga një lidhje e mundshme e aksit autokratik Trump-Putin.

Kissinger: Unë nuk mendoj se ka lidhje gjeostrategjike mes të dyve. Putini mbështeti Trumpin, ndërsa ky i fundit falenderoi për mbështetjen. Fushata ka mbaruar dhe tani duhet të shohim kursin e administratës së re amerikane. Nuk duhet të biem në histeri.

Deri tani asnjëri nuk njeh agjendën e jashtme politike të Trumpit. Mund të na ndihmoni më tej?

Jo, besoj se gjashtë muajt e parë ai duhet të konceptojë problemet dhe të krijojë lidhjet me liderët tjerë të botës. Qeveria Trump duhet t’u përgjigjet tre pyetjeve: Cilat janë problemet aq të rëndësishme që SHBA do duhet ti zgjidhte qoftë edhe e vetme? Cilat janë problemet me karakter universal që SHBA do duhet ti zgjidhte vetëm me ndihmën e aleatëve? Dhe nga cilat probleme duhet të qëndrojmë larg? Ne nuk mund ti zgjidhim të gjitha. Kjo është një eksperiencë e re për Amerikën.

Pas pyetjes se në cilën kategori bën pjesë Siria, ai tha se është pjesë e kategorisë së dytë- nuk mund ta zgjedhim vetë. Jo çdo gjë do ndodhë sipas fushatës, pasi Trump njëherë duhet të informohet detajisht, më pas të merr vendime për strategjinë. Por atij duhet ti japim edhe kohën. “Politika e jashtme nuk është si art psikiatrie, në fund Rusia dhe SHBA do fokusohen mbi interesat e veta.”

Debati përmbyllet duke biseduar për Evropën dhe kancelaren Angela Merkel.

Die Zeit: Çfarë do i këshillonit Angela Merkelit?

Evropa duhet të jetë më e hapur për të dialoguar me Donald Trumpin, ku edhe Merkel duhet të krijojë kontakte: Çfarë duam të arrijmë sëbashku? Çfarë duhet ta anashkalojmë? Gjermania është përballë një dileme historike. Asnjëherë në histori Gjermania nuk ka pasur aq shumë lidhje multilaterale. Në kohën e perandorëve, ajo ndjehej e diskriminuar në Versailles, me Hitlerin dominuese, ndërsa pas luftërave botërore fajtore.

Asnjëri nuk është njohur me këtë liri sa Angela Merkel, që ka jetuar në Gjermaninë lindore dhe nën komunizmin.

Gjermania duhet të marrë rol udhëheqësie në botë, por politika e saj duhet ti përgjigjet pyetjes: Çfarë dëshirojmë ne për botën?/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat