Haradinaj: FSK-ja drejt transformimit në ushtri të Kosovës

Aktuale

Haradinaj: FSK-ja drejt transformimit në ushtri të Kosovës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 11:52
FSK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës  duke thënë FSK-ja është një ndër vlerat më të qëndrueshme të shtetit tonë.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës! RH 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat