KMDLNj-së: Pak borë, shumë vështirësi në komunikacion

Aktuale

KMDLNj-së: Pak borë, shumë vështirësi në komunikacion

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 10:38
Rrugët në Prishtinë

Pas reshjeve të borës dhe vështirësive në komunikacion, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke kërkuar nga komuna e Prishtinës të ndërmerr masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve sikur edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore.

Në reagimin e KMDLNj-së, thuhet se bora e parë që ra në Prishtinë, ndonëse ishte me sasi të vogla, e zuri në “befasi” komunën e Prishtinës e cila u tregua e papërgatitur për të siguruar një trafik normal në mëngjesin e 29 nëntorit.

“Nga temperaturat e ulta, era e ftohtë edhe kjo sasi simbolike e borës ua vështirësoi qarkullimin shumë automjeteve, kamionëve, autobusëve, taksive por edhe këmbësorëve duke shkaktuar shumë tollovi në lagjen Kodra e Trimave, Veterrnik, Rruga B përkatësisht rrugën “Enver Maloku”, lagja e Vreshtave, të Kolovicës, lagjen e Spitalit sikur edhe në Arbëri. Shtresa e hollë e akullit mbi të cilën kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kishin hedhur krip apo rërë, shkaktuan një kaos në trafik duke shkaktuar vonesa të shumta në punë, në shkollë si dhe vështirësi në lëvizjen e të sëmurëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore. KMDLNj kërkon nga komuna e Prishtinës të ndërmerr masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve sikur edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore sikur të kërkojë përgjegjà «si nga zyrtarët komunal që nuk intervenuan me kohë dhe me mjete të nevojshme. Askush nuk mund të arsyetohet se ”jemi zënë në befasi” dhe se bora ka rënë përkundër parashikimeve tona dhe duhet të vendoset një rregull dhe një standard për mirëmbajtjen e rrugëve pavarësisht se kush do ta udhëheq komunën e Prishtinës. Qytetarët paguajnë taksa për shërbime sikur edhe taksa për rrugë prandaj duhet t’i marrin këto shërbime me kohë dhë në përputhje me nevojat e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat