PDK-ja do ta përdorë nëntokën, për ta marrë pushtetin në Drenas?

Aktuale

PDK-ja do ta përdorë nëntokën, për ta marrë pushtetin në Drenas?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:59
PDK, Drenas

Pas shkuarjes në balotazh në Komunën e Drenasit, Partia Demokratike e Kosovës do t’i aktivizoj të gjithë mekanizmat për t`i fituar këto zgjedhje.

Kështu kanë vlerësuar për gazetën “Bota sot”, njohësit e rrethanave politike në vend.

Për analistin Islam Krasniqi, PDK-ja do të tentoj të fitoj me çdo kusht në Drenas, duke theksuar se ku është një kusht për z. Kadri Veseli, se si ai do të arrij të gjendet në zgjedhjet në nivel të përgjithshëm.

“PDK-ja do ti aktivizoj të gjitha mekanizmat e veta për ti fituar zgjedhjet në Drenas, vend i cili njihet si çerdhe e PDK-së që nga themelimi i saj, ku me çdo kusht do të provoi të fitoj sepse ky është edhe një test për z. Veseli, i cili tregon së si do të kaloj Veseli në zgjedhjet e parakohshme të cilat pritën të mbahen në pranverë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, me rezultatin e së dielës, është zbehur pak PDK-ja, e cila është mësuar që Drenicën ta marr në formën më të lehtë, pa investuar asnjë cent në Drenas.

“Besoj së PDK-ja mund t’ia arrijë të marrë shumicën në ballotash, edhe pse praktika na tregon diqka tjetër. Kjo mund të jetë edhe një mister ku vetë qytetaret e Drenasit do ta ndëshkonin këtë parti, të cilën vet e ngritën dhe vet do ta ndëshkojnë, e cila vetëm premtoj për ta dhe kurrë nuk realizoj”, ka thënë ai.

Kurse, sipas analisti Ali Hertica, PDK-ja do të përdorë edhe nëntokën e saj për ta marr përsëri pushtetin në Komunën e Drenasit.

“Tani me pasqyrën e dhënë të rezultatit për zgjedhjen e të parit  të Drensait PDK-ja, do ta filloj një fushatë në qetësi ku do ta merr ofenzivën e saj duke përdor të gjitha aftësitë e tyre politike si dhe strategjike për të marr pushtetin në këtë komunë, duke e përdor edhe nëntokën e tyre”, ka thënë Hertica.

Në këtë drejtim, sipas tij, mos marrja e pushtetit në Drenas për PDK-në, do jetë  fillimi i përçarjes apo plasjes brenda subjektit ku mundet të vij në një situatë të pa lakmuar që do të ketë edhe pasoja për subjektin në zgjedhjet nacionale.

“PDK nuk është edhe shumë për kryetarë të “ati vilajeti” por për ta ruajtur imazhin e subjektit që ka në rajonin e Drenicës, sepse është bastion i saj. Humbja e PDK-së në Drenicë do të thotë një goditje shumë e rend për partinë”, ka nënvizuar ai./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat