LDK mban konferencë pas prishjes së koalicionit më AKR-në

Aktuale

LDK mban konferencë pas prishjes së koalicionit më AKR-në

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 07:07
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mban konferencë për media pas daljes nga koalicioni me AKR-në dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ky vendim I LDK-së ka ardhur pas një vendimi të kryetarit Bahtiri, për shkarkimin e Drejtorit të Arsimit në Mitrovicë nga radhët e LDK-së, Pajazit Hajzeri.

LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat