Aktivizohet presidenti Thaçi, i del në ndihmë Lladrovcit, ja si bën “fushatë” për të

Aktuale

Aktivizohet presidenti Thaçi, i del në ndihmë Lladrovcit, ja si bën “fushatë” për të

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 20:09
Hashim Thaçi

Presidentit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte ka qëndruar në restorantin Sharri në Komoran të Drenasit, komunë kjo ku vazhdon fushata zgjedhore për balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor.

Sipas burimeve të “Bota sot”, pjesëmarrës kanë qenë një numër i qytetarëve, kryesisht simpatizant të PDK-së.

Vizita e Thaçit në këtë komunë mund të cilësohet si ndërhyrje në garën zgjedhore, ku më të 18 dhjetor në balotazh do të përballën kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i NISMA për Kosovë, Isa Xhemjalaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat