Demaku: Drenasin e dëmtuan ministrat e PDK-së

Aktuale

Demaku: Drenasin e dëmtuan ministrat e PDK-së

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 19:25
Demaku

Zbarkimi i komplet Qeverisë, në Drenas në fushatën zgjedhore për kryetar të komunës ka qenë i tepërt madje edhe i dëmshëm për fushtën dhe vetë kandidatët.

Ardhja e ministrave që nuk njohin nga afër problemet e qytetarëvë të Drenasit ka qenë i panevojshëm dhe jo i duhur.

Kështu ka pohuar në emisionin “Republika” ish kryetari i Drenasit Nexhat Demaku.

Ai përball Dardan Gashit ka thënë se këto zgjedhje do ishin fituar vetë nga dega në Drenas dhe pa prezencën e gjithë ministrave.

Madje Demaku ka shtuar se edhe prezenca e kryetarit Kadri Veseli nuk ishte e nevojshme, ai ka thënë se do ishte e mjaftueshme që ai të vinte vetëm ne hapje dhe në mbyllje të fushatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat