EXIT POLL: PDK fiton balotazhin në Drenas

Aktuale

EXIT POLL: PDK fiton balotazhin në Drenas

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 19:04
Konferneca e Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale

(E plotësuar) - Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale, në ditën e sotme ka zhvilluar një EXIT POLL në 20 qendrat më të mëdha të vendvotimeve në komunën e Drenasit. Nga ky hulumtim përfaqësuesi i saj Arian Janova publikoi të dhënat e mbledhura nga këto vendvotime.

Arian Janova, tha se në shkollën “Rasim Kiçina”, në qendrat e votimit në Komoran, në Orllat dhe në Dritan ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci.     

Ndërsa, në qendrat e votimit Abri e Epërme dhe në Baicë ka fituar kandidati nga partia NISMA, Isa Xhemajlaj.

Janova: Partia Demokratike votohet më shumë se NISMA

“Në shkollën “Rasim Kiçina” ka fituar Partia Demokratike, kandidati Ramiz Lladrovci, me 64.4 përqind, me 35.5 përqind NISMA e Isa Xhemajlajt.  Në qendrën e votimit në Komoran ka fituar kandidati i PDK-së me 52 përqind, ndërsa NISMA me 48 përqind, në qendrën e votimit Abri e Epërme ka fituar kandidati i NISMËS me 63 përqind, ndërsa kandidati i PDK-së me 37 përqind.  Qendrën e votimit Orllat ka fituar PDK-ja me 54.54 përqind, ndërsa kandidati i NISMËS është me 45.45 përqind, qendra e votimit Dritan është fitues kandidati i PDK-së me 65.23 përqind, ndërsa kandidati i Nismës me 34.77 përqind, në qendrën e votimit në Baicë ka fituar kandidati i NISMËS me 50.5 përqind, ndërsa kandidati i PDK-së me 49.5 përqind”, tha Janova.

Ndërsa, sa i përket rezultateve përfundimtare nga hulumtimi del se zgjedhjet në balotazh shpallin fitues kandidatin nga PDK, Ramiz Lladrovci me 59.7 përqind ndërsa kandidati nga NISMA ka marrë 40.3 përqind të votave.  Mundësia e gabimit të këtyre rezultateve sipas përfaqësuesit të këtij instituti është deri në tre përqind.

Janova: Fitues i zgjedhjeve në balotazh është Ramiz Lladrovci

“Rezultatet e përgjithshme të 20 vendvotimeve që ne i kemi mbledh del se në zgjedhjet në balotazh ka fituar z. Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës me 59.7 përqind, ndërsa z. Isa Xhemajli i NISMËS ka 40.3 përqind. Marshi i gabimeve mund të jetë deri në 3 përqind”, tha Janova.

Këto janë rezultate të nxjerra nga hulumtimi që është bërë nga ky institut, që nga ora 08:00 deri në ora 18:00 të mbrëmjes së sotme. /L. Ademaj/ 

Image

Rezultatet e EXIT POLL-it në 20 qendrat e Drenasit

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale-Prishtinë sot ka realizuar një EXIT POLL në 20 qendrat më të mëdha në komunën e Drenasit.

Rezultatet do të publikohen sot në këtë konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat