Sindikalistët: Nuk po zbatohet ligji për pagat e shërbyesve civil

Aktuale

Sindikalistët: Nuk po zbatohet ligji për pagat e shërbyesve civil

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 12:34
Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Kosovës ne konference

(E plotësuar)-  Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHCRK), në një konferencë për media diskutoi për formën joprofesionale në administratën shtetërore.

Hajrullah Hoxha, kryetar i FSSHCRK-së, tha se reforma në administratën shtetërore në Kosovë, ka për qëllim fshehjen e mangësive thelbësore, të cilat do të krijojnë pakënaqësi dhe revoltim tek shërbyesit civil, për shkak se do të ndikojë drejtpërdrejt në punën dhe gjendjen e tyre financiare.

Hoxha: Mangësitë thelbësore do të krijojnë pakënaqësi dhe revoltë tek shërbyesit civil

“Reforma në administratën shtetërore në Republikën e Kosovës, e cila po tentohet të zbatohet e heshtur dhe pa u hetuar në formë të përgjithshme ka për qëllim t’i fshehë mangësitë substanciale që janë brenda saj, e që po tentohet nga zbatuesit e saj t’i paraqesin si të përfunduara. Mangësitë thelbësore të saj do të krijojnë një pakënaqësi dhe revoltë tek shërbyesit civilë në përgjithësi sepse do të prekë drejtpërdrejt punën dhe anën financiare të tyre”, tha Hoxha.

Analiza që është bërë nga përfaqësuesit e FSSHCRK-së dhe nga punonjësit civilë, sipas Hoxhës ka vërtetuar se katalogu nuk është profesional dhe i përgatitur sipas standardeve. Ai theksoi se federata vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zbatojnë ligjin për pagat e nëpunësve civilë, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak të mos menaxhimit të mirë dhe mosgatishmërisë së qeveritarëve.    

Hoxha: Federata ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të fillojë zbatimin e ligjit për paga

“Pas analizës që i është bërë nga përfaqësuesit e FSSHCRK-së dhe nga punonjësit civilë është vërtetuar se ky katalog nuk është profesional dhe nuk është i përgatitur sipas standardeve që kërkohen për të qenë sa më praktik dhe i përshtatshëm për administratën dhe institucionet e Kosovës. Po ashtu, federata në vazhdimësi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të filloj ta zbatoj ligjin për pagat e nëpunësve civil, pasi që ky ligj ka kohë që është miratuar, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mos menaxhimit të mirë dhe mosgatishmërisë së qeveritarëve për të përmirësuar dhe rregulluar pagat sipas ligjit”, tha Hoxha.

Ai theksoi se rregullorja për vlerësimin e shërbyesve civilë nuk po zbatohet në mënyrën e duhur sepse sipas tij ka raste të shkeljes së të drejtave të tyre, andaj edhe FSSHCRK kërkon nga institucionet vendimmarrëse që të marrin parasysh kërkesat e vazhdueshme, për përmirësimin e kushteve të punës sepse në këtë mënyrë do të rritet edhe cilësia e shërbimeve për qytetarë.

Hoxha: Rregullorja për vlerësimin e shërbyesve civil nuk po zbatohet

“Rregullorja për vlerësimin e shërbyesve civil nuk po zbatohet ashtu siç është hartuar sepse  ka raste të shkeljes së të drejtave të shërbyesve civil në vlerësimin e tyre të fundvitit. FSSHCRK kërkon nga institucionet vendimmarrëse që të marrin parasysh kërkesat e vazhdueshme, sipas normave ligjore, të nëpunësve civil dhe për të përmirësuar kushtet e punës në përgjithësi, në mënyrë që të jenë sa më profesional, ku do të rritet edhe efektiviteti i ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarë”, tha Hoxha.

Kjo konferencë u mbajt si përmbyllje e raportit vjetor nga shërbyesit civil në Republikën e Kosovës, meqë rast edhe u paralajmëruan institucionet udhëheqëse që të mos neglizhojnë punën e tyre sepse kjo do të reflektojë tek qytetarët në përgjithësi.

Gjatë kësaj konference u trajtuan  temat si ajo e Reformës joprofesionale në administratën shtetërore, përshtatja e katalogut te vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës, moszbatimi i ligjit të pagave të nëpunësve civilë, Devijimi i Rregullores për vlerësimin e punonjësve civilë, si dhe përshtatja e konkurseve. 

***

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Kosovës në një konferencë për media diskutuan për formën joprofesionale në administratën shtetërore.

Kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Shërbyesve Civil  Hajrullah Hoxha, tha se zbatuesit e reformës në administratën shtetërore të Kosovës po mundohen të fshehin mangësitë themelore të kësaj reforme.

 Hoxha, shtoi se katalogu i vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës nuk është i përgatitur në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve qe kërkohen për të qenë më praktik dhe më i përshtatshëm për administratën në institucionet e Kosovës.

 Ndërsa, sa i përket ligjit për pagat e nëpunësve civilë, Hoxha tha se pavarësisht që ky ligj ka kohë që është miratuar, kjo nuk po ndodh për shkak të mos menaxhimit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat