KIESA mbështet Kooperativën Bujqësore “Krusha”

Aktuale

KIESA mbështet Kooperativën Bujqësore “Krusha”

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 16:26
Pamje nga konferenca

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa dhe Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, nënshkruan sot marrëveshjen për mbështetje financiare nga ana e KIESA-s për blerjen e “Komorës Ftohëse” për KB “Krusha”.

Besian Mustafa theksoi se përmes kësaj marrëveshje synohet mbështetja e grave në biznes, njëkohësisht promovimi i produkteve vendore.

 “KIESA, ka pesë fusha nën mandatin e saj: promovimin e investimeve, eksportit, turizmit dhe në anën tjetër atë të mbështetjes së NVM-ve dhe zonat ekonomike, përmes së cilave ne jemi afër bizneseve dhe ju ofrojmë shërbime në fusha të caktuara. Në këtë rast, mbështetjen dhe promovimin e produkteve vendore që të arrijnë plasimin e tyre edhe jashtë vendit”,  tha Mustafa.

 Ndërsa Fahrije Hoti informoi rreth aktivitetit që zhvillon kooperativa bujqësore “Krusha”.

 “KB Krusha merret me konservimin e specave dhe 12 llojeve të havjarit të ëmbël dhe të djegëset dhe ka për synim depërtimin produkteve të tyre në tregun e jashtëm. Momentalisht përveç tregut vendor ne eksportojmë edhe në Zvicër, Gjermani dhe jemi në negociata edhe për të zgjeruar në tregjet e shteteve tjera”, tha Hoti.

 Kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e prodhimit vendor, rritjen e eksportit dhe ngritjen e kapaciteteve konkurruese të kooperativës bujqësore “Krusha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat