Veseli tregon pse zgjodhi Lladrovcin për të kandiduar në Drenas

Aktuale

Veseli tregon pse zgjodhi Lladrovcin për të kandiduar në Drenas

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 20:56
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka treguar se pse ka zgjedhur Ramiz Lladrovcin kandidat për kryetar të Drenasit.

Ai ka thënë se një ish-pjesëtar i UÇK-së duhej të zëvendësohej me një ish-pjesëtar.

“Lladrovci është bashkuar në lëvizjen për çlirim si djal i ri që ka qenë, ka kontribuar për vendin gjithmonë... si pjesëtar i TMK-së, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Çeku, deputet e ambasador... ka qenë njeriu i duhur”, ka thënë Kadri Veseli në “Rubikon”.

Veseli ka folur edhe për dy ish-kundërkandidatët e Lladrovcit, që u tërhoqën dhe kaluan në PDK, ku kishin qenë më herët.

“Të gjithë kemi qenë të prekur. Kjo ka qenë edhe arsyeja e dy kandidatëve që janë tërhequr. Është e vërtetë pasi që kam biseduar me ta mirëpo një bisedë krejtësisht burrnore. Si drejtues i partisë më të madhe kam premtuar një pjesë të madhe të saj për investim në Drenas, një komunë që vërtet e meriton”, shtoi Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat