Gjuriq: Të hënën merret vesh kush është Vuçiqi, e kush Mustafa

Aktuale

Gjuriq: Të hënën merret vesh kush është Vuçiqi, e kush Mustafa

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 12:32
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuqujaturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq pret që pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me kryeministrin e Serbisë  Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së hënë të qartësohet gjithçka.

Ai ka thënë para gazetarëve në Medvegjë se pas këtij takimi  meson se do të qartësohet  fakti se “kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush  mbështet politikën e Qeverisë serbe si dhe cilat grupe politike dhe individ  në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren”.

Ai shtoi se Vuçiq dje e bëri të qartë se nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë” nga ana e përfaqësuesve të rremë të vetëmëruar të serbëve në Kosovë” nuk është spontan dhe me të kanë lidhje edhe paratë e  shqiptare dhe disa agjenci të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat