Treni Beograd-Mitrovicë, me një parullë të madhe provokuese - dhuratë e Rusisë për hekurudhën e Serbisë, ndalet në Rrashkë

Aktuale

Treni Beograd-Mitrovicë, me një parullë të madhe provokuese - dhuratë e Rusisë për hekurudhën e Serbisë, ndalet në Rrashkë

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 15 janar 2017 Në ora: 09:30
Rosu

Treni me mbishkrimin  provokues “Kosova është Serbi”, një dhuratë e hekurudhës së Rusisë, për hekurudhën e Serbisë, me dekor të jashtëm me një parullë të madhe në disa gjuhë të botës, përfshirë atë, kineze, ruse, maqedonase, greke, arabe dhe shqip, që  ishte nisur nga Beogradi, dje në ora 8:30, ndërsa pritjet të arrijë rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme në veri të Mitrovicës, është ndaluar nga policia kosovare sipas njoftimeve nga Prishtina në një stacion shumë afër Rashkes.

Ndërsa bëhet e ditur se trupat e njësive speciale të Kosovës - ROS, me mjete të blinduara janë instaluar afër pikës kufitare të Jarinjes, dhe kanë qëndruar përgjatë natës dhe po qëndrojnë atje në shërbim - ku treni duhet të kalonte pikën e fundit kufitare me Serbinë dhe hyrjen e tij në Kosovë.

Vete ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zhaku, i ka dërguar një shkresë zyrtare drejtorit të policisë, ku i kërkon ndalimin e futjes së trenit në territorin e Kosovës.

 Edhe mediat ne Beograd konfirmojnë se treni është ndalur ne anën serbe të kufirit në Rrashke dhe me shumë gjase do të kthehet mbrapsht.

Sot në orën 12 serbet e Mitrovicës thuhet se kanë planifikuar të protestojnë ndaj këtij vendimi për ndalimin e hyrjes se këtij treni në territorin e Republikës se Kosovës.

Ndërkohë, këtu ne Prishtine qytetaret e Kosovës e kanë pritur me indinjate të thelle këtë veprim të Beogradit. Një grup qytetaresh këtu në Prishtine i deklaruan gazetës Bota sot, "se nëse do të nevojitet reagimi gjithë shqiptare, jemi të gateshim të shkojmë në Mitrovicë e të protestojmë dhe të mos lejojmë në asnjë mënyre këtë veprim tepër provokues të Serbisë ndaj Kosovës, integritetit të saj dhe sovranitetit të Republikës se Kosovës".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat