Anëtarë të Aleancës së të Rinjve të Kosovës i dorëzuan ambasadës franceze në shenjë simbolike librin e autorit nga Irlanda, Michael O'Reilly, libër i cili flet për dy proceset gjyqësore nëpër të cilat ka kaluar z.Ramush Haradinaj dhe ku në të dyja rastet u shpall i pafajshëm.
“Mbajtja ende në Francë është vendim i papranueshëm dhe çdo ditë pa Ramush Haradinaj në Kosovë, paraqet vonesë në zhvillimet e vendit tonë”, thuhet në komunikatë.