Avokati Arianit Koci vlerëson se sulmi i Serbisë ndaj Ramush Haradinajt është edhe sulm ndaj Kosovës.
Në një postim në Facebook ai thekson se dobësitë e armikut nuk duhet të konsiderohn si merita tona, por ato mund të shfrytëzohen që të arrihet te fitorja.
“E fitorja e jonë është kohezioni i gjithë shoqërisë sonë kosovare, të rasti i Ramushit.
Sulmi i Serbisë në Ramushin është sulm në Kosovën. Prandaj, nesër jemi të gjithë në protestë. Partiak dhe apartiak.
Për Ramushin, për Kosovën”, ka shkruar Koci.