Mustafa: Nuk do ta japim asnjë hektar tokë për liberalizim

Aktuale

Mustafa: Nuk do ta japim asnjë hektar tokë për liberalizim

Më: 22 janar 2017 Në ora: 12:55
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson që brenda mandatit katër vjeçar të qëverisjes do të arrijë ta përmbush premtimin për punësimin e 120 mijë qytetarëve të Kosovës.

Mustafa thotë se gjatë vitit 2015/2016 në Kosovë janë punësuar afro 40 mijë persona.

I pari i ekezekutrivit krenohet edhe me investimet që  kanë ardhur nga jashtë, madje nuk pajtohet edhe me faktin se në vitin e kaluar kishte rënie të investimeve.

“Me gjithë respektin, mendoj se nuk është konstatim i drejtë se janë në nivelin më të ulët që nga paslufta. Në fakt, në vitin 2015 ka pasur investime të huaja direkte në nivel më të mirë se 3 vjetët paraprak, mbi 300 milionë euro, ndërsa për vitin 2016, deri në vjeshtë kanë arritur mbi 200 milionë euro”, ka thënë Mustafa për “Fjala”.

Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka treguar se demarkacioni me Malin e Zi do të përfundojë shpejt, derisa ka premtuar se Kosova nuk do të falë asnjë hektar të tokës në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Ne nuk do ta japim asnjë hektar për liberalizim, por po ashtu nuk ka të drejtë askush që të mbajë peng dhe të izoluar qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka folur edhe për raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Për ndaljen e trenit rus, për gjykatën speciale dhe raportet mes koalcionit PDK –LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat