OVL të UÇK-së në Deçan, Pejë dhe Istog kërkojnë lirimin sa më të shpejt të Haradinajt

Aktuale

OVL të UÇK-së në Deçan, Pejë dhe Istog kërkojnë lirimin sa më të shpejt të Haradinajt

Më: 22 janar 2017 Në ora: 17:16
OVL të UÇK-së në Deçan, Pejë dhe Istog

Aktivitetet për lirimin e plotë të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, po vazhdojnë.

Sot kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë dhe Istog, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla dhe Bekë Berisha, me delegacion, kanë vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.

Sipas një njoftimi për media, ata u pritën nga zoti i shtëpisë Ilmi Haradinaj.

Ata i uruan plakut të shtëpisë, lirim sa më të shpejtë të komandantit Ramush Haradinaj, që padrejtësisht po mbahet i ndaluar në Francë.

“Familja Haradinaj, dha dëshmorë Luanin dhe Shkëlzenin, ndërsa pas luftës u vra vëllai tjetër i tyre Enveri, ndërsa u persekutuan nga UNMIK dhe drejtësia ndërkombëtare vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj”, thuhet në fund të njoftimit të OVL-së së UÇK-së në Deçan, Pejë dh Istog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat