Mediat serbe: Thaçi pas 5 minutash shkeli marrëveshjen, Vuçiq kërkoi qortim nga Mogherini

Aktuale

Mediat serbe: Thaçi pas 5 minutash shkeli marrëveshjen, Vuçiq kërkoi qortim nga Mogherini

Më: 25 janar 2017 Në ora: 12:58
Federica Mogherini gjatë takimit të mbrëmshëm me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel

Në Bruksel mbrëmë, në një takim në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit është rënë dakord për të ulur tensionet dhe për të vazhduar dialogun, dhe që të dyja palët të përqendrohen në punët që i presin. Këtë e ka thënë Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë frymë, sipas medieve serbe, edhe kryeministri i Serbisë ka thënë se është për vazhdim të dialogut dhe se Beogradi do të mbajë fjalën dhe mendon se gjërat që kanë ndodhur nuk do të përsëriten.

Megjithatë, shtojnë mediat serbe, deklaratat e zyrtarëve në Prishtinë, ishin në një ton të ndryshëm, të ngjashme me ato që mund të ishin dëgjuar në javët e fundit.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbisë i është bërë të qartë se Prishtina do të përgjigjet në provokimet e fundit, të tilla si ajo e trenit. Siç mëson media serbe jozyrtarisht, Vuçiq ka kërkuar nga Mogherini që të reagoj publikisht dhe të qortoj sjelljen joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare, dhe në qoftë se kjo nuk ndodh, do të jetë një shenjë e qartë se shqiptarët nuk duan të flasin dhe se duan që me çdo kusht që të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e brishtë”, shkruajnë mediat serbe.

Në një deklaratë të re e cila ishte sot në mëngjes të dhënë nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini falënderoi edhe një herë Beogradin dhe Prishtinën për dialog konstruktiv gjatë takimit të djeshëm dhe theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojë të mbajë të njëjtin format.

Mirëpo, gjithmonë sipas medieve serbe, Mogherini tha se i vjen keq se në deklaratat pas takimit, jo të gjithë respektuan marrëveshjen që tensionet t’i lënë mënjanë dhe të mos komentojnë detajet e diskutimit.

“Përfaqësuesja e Lartë i ka bërë thirrje edhe një herë të dy palëve për të mbështetur dhe për të respektuar marrëveshjen e djeshme”, përfundojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat