Mustafa: Takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt

Aktuale

Mustafa: Takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt

Më: 26 janar 2017 Në ora: 00:17
Bruksel, 24 janar

Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Isa Mustafa, në një paraqitje në RTK, në emisionin ‘Monitor’.

Ai ka thënë se dialogu do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Mustafa gjithashtu duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaftë i vështirë.

Ai ka thënë se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat