Vazhdon dialogu Prishtinë – Beograd

Aktuale

Vazhdon dialogu Prishtinë – Beograd

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 07:39
Bisedimet Kosovë-Serbi

Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në takim do të marrë pjesë kryeministrat e dy vendeve, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq. Kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë më parë nuk ka bërë të ditur nëse do të udhëtojë për në Bruksel, për të marrë pjesë ne dialog.

Më 24 janar është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërshtetëror, ku të dy shtetet përfaqësoheshin nga presidentët dhe kryeministrat.

Takimet e nivelit të lartë, shihen si mundësi për tejkalimin e tensioneve që janë ngritur mes dy vendeve, pas provokimeve të vazhdueshme që vinë nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat