Vdekja e vajzës së ish ushtarit të UÇK-së: Pritet falja e gjakut

Aktuale

Vdekja e vajzës së ish ushtarit të UÇK-së: Pritet falja e gjakut

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Bleranda Curri

Mbrëmjen e së enjtes Bleranda Curri ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti me veturë në rrugën kryesore në Fushë Kosovë.

Trupi i viktimës 20 vjeçare, njëherit edhe vajzës së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri, pas aksidentit ishte dërguar për obduksion përderisa pritet të kthehet tek familja rreth orës 13:00.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e fshatit  Korreticë të Drenasit.

E pamja tashmë është hapur ndërsa këtu pritet të vije edhe njëri nga përfaqësuesit e familjes së 24 vjeçarit, Admir Salihut, i cili e shkaktoi aksidentin që i kushtoi me jetë Blerandës, për t’u pajtuar me familjen Curri.

Sipas policisë  deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari, i cili e ka goditur këmbësoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat