Ramushi i rrethuar me billdera shqiptarë midis Francës

Aktuale

Ramushi i rrethuar me billdera shqiptarë midis Francës

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:34
Ramush Haradinaj i rrethuar me billdera shqiptarë

Aktivisti i njohur humanitar, Adnan Hyseni i cili njëherit është edhe biznesmen dhe sportist i suksesshëm në Pejë, këto ditë e ka vizituar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në Strasburg.

“Shqiptarët çdo dite e me shume te bashkuar per ti qendru afer Komandantit te UÇK-se ne keto padrejtesi qe po i behen vazhdimisht dhe duke i dhene mesazh te fuqishem serbo sllavit se RAMUSHI eshte krejt Shqiptaria”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook.

Me këtë mesazh, Hyseni ka shpërndarë edhe një fotografi me Haradinajn në qytetin e Strasburgut, aty ky kreu i AAK-së është në pritje të vendimit për t’u kthyer në Kosovë.

Në këtë fotografi, përveç Adnanit, janë edhe pesë persona tjerë, të cilët duken si billdera, pra shumë muskulor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat