I akuzuari mungon në gjykimin për ryshfet

Aktuale

I akuzuari mungon në gjykimin për ryshfet

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 10:02
Gjykimi për ryshfet dhe ushtrim ndikimi

Esat Belaj mungoi në gjykimin ku bashkë me 12 persona tjerë akuzohet se mori ryshfet për të mundësuar regjistrim studentësh në UP.

Edhe pas dy orë pritjeje, gjykimi  i të akuzuarve për ushtrim ndikimi dhe marrje e dhënie ryshfeti u shty edhe njëherë.

Për dallim nga disa seanca më parë ku mungesa e prokurores shtyu seancën, këtë herë i akuzuari Esat Belaj nuk u paraqit në seancë.

Ndonëse seanca ishte caktuar të fillonte në orën 9, kryetarja e trupit gjykues tha se do të presin të akuzuarin deri në orën 11, por edhe pas orës 11 i akuzuari Esat Belaj nuk u paraqit në gjykatore.

Ky proces gjyqësor është shtyrë disa herë për arsye të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat