Përplasja Donikës me Glauk Konjufcën për simbolet e shtetit!

Aktuale

Përplasja Donikës me Glauk Konjufcën për simbolet e shtetit!

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:53
Donika Kadaj Bujupi dhe Glauk Konjufca

Deputetja e Kuvendit, nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi dhe shefi i saj, Visar Ymeri, injoruan himnin e Kosovës gjatë mbajtjes së Kongresit të AKR-së në Prishtinë.

Kësisoj, dy zyrtarët e LVV-së nuk u ngritën fare në këmbë derisa të tjerët e bën një gjë të tillë. Mirëpo, Kadaj-Bujupi këtë praktikë po e përdorë vetëm pas transferimit të saj në partinë e Ymerit.

Kohë më parë, ajo kishte përplasje të ashpra me përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Madje, në një debat televiziv ajo iu kishte drejtuar Konjufcës me fjalën: Mos u shitni patriota!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat