AAK në mbledhje të jashtëzakonshme për Demarkacionin

Aktuale

AAK në mbledhje të jashtëzakonshme për Demarkacionin

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 10:55
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mbledh Këshillin e Drejtues në një takim të jashtëzakonshëm.

Sipas një njoftimi dërguar për media nga zyra për komunikim e AAK-së, thuhet se Këshilli do të diskutoj mbi situatën e mbajtjes së z. Haradinaj në Francë dhe çështjen e Demarkacionit. 

Me gjasë, sot do të merret vendimi për format e kundërshtisë ndaj votimit të mundshëm nga Kuvendi për çështjen e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të zi, proces të cilin kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, e ka kundërshtuar fuqishëm dhe që nga fillimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat