Molliqaj viziton varrin e Astrit Deharit

Aktuale

Molliqaj viziton varrin e Astrit Deharit

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:33
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj duke i dërguar lule tek varri, aktivistit të vdekur në burg të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet duke i dërguar lule tek varri, aktivistit të vdekur në burg të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Këta muaj pa Astritin, e kam kuptuar që tërë jetën do ta kem brenda mallin dhe dhimbjen për të”, shkruan Molliqaj.

“Sot isha tek varri yt Astrit, por paradoksalisht ti jeton shumë më shumë se sa ne. Ti ke gjetur vend në zemrat tona, aq thellë dhe aq shumë, sa që kurrë nuk do të largohesh nga aty. Ti ke vetëm ditëlindje sepse vdekjen e ke mundur”.

“Drejtësia dhe ti jeni bërë sinonime të njëra-tjetrës. Prandaj, koha nuk do të mund ta heshtë asnjëherë përpjekjen tonë për drejtësi. E ti gjithmonë do të jesh pranë meje si përkujtues që nuk duhet të ndalemi. Urime ditëlindjen Astrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat