Hoti: Ligji për ushtrinë brenda disa ditësh në Kuvend

Aktuale

Hoti: Ligji për ushtrinë brenda disa ditësh në Kuvend

Më: 6 mars 2017 Në ora: 10:29
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Zëvendësminsitri i Kulturës, Rexhep Hoti ka thënë se së shpejti në Kuvend do të procedohet ligji për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Republikën e Kosovës patëm një nismë të jashtëzakonshme, të madhe nga presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili në pajtueshmëri me kompetencat që i ka edhe kushtetuese dhe ligjore, në ditën e madhe, në ditën e marsit, në ditën e Epopesë , i gëzoi edhe të rënët edhe të gjallët, sepse së shpejti brenda ditëve do të procedohet ligji për formimin e ushtrisë së Kosovës i cili është jashtëzakonisht i  domosdoshëm për rrethanat aktuale nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës”

” Ky gëzim i madh përkon realisht me befasi të jashtëzakonshme të presidentit i cili di t`i ofroj në kohë dhe vendin e duhur popullit të vet vendime të mëdha. Është hera e dytë që ai e merr një nismë për të bërë një vendim të tillë dhe kësaj radhe është bukur që menjëherë ka pasur reagim edhe nga partitë opozitare, të cilët kanë bërë një reagim shumë pozitiv në nismën e presidentit dhe kjo dëshmon se z. Thaçi hap dyert që marsi të mos mbetet pa ushtarët e saj dhe komandanti legjendar duhet ta ketë ushtrinë e tij, pra të Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Më tutje ai ka  shpjeuar në detaje se si mund të formohet ushtria e Kosovës, dhe a mund të jenë problem komunitetet në këtë drejtim.

“Janë dy drejtime, dy gjëra në interpretimin e kësaj, në qoftë se kërkohet të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, që duhet të ndryshohet edhe emri atëherë është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës së Kosovës, që kërkon dy të tretat e votës dhe implikon edh komunitetet e tjera”

” Në këtë rast  bëhet fjalë për ligjin e Kosovës, për një ligj i cili do ta shndërrojë me merr të njëjtë Forcën e Sigurisë në ushtri të Kosovës, dhe e cila cilësi kryesore do ta ketë çështjen e sovranitetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat